5.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Tetor, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami: Saraqina sot ka ujë të pastër dhe rrugë moderne falë...

Bilall Kasami: Saraqina sot ka ujë të pastër dhe rrugë moderne falë punës sonë

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, ka vizituar banorët e fshatit Saraqinë, ku theksoi se investimet e realizuara në këtë vendbanim kanë ndryshuar ndjeshëm jetën e përditshme të qytetarëve.Kasami kujtoi se pusi i ri i hapur në fshat i dha fund mungesës shumëvjeçare të ujit të pijshëm, ndërsa ndërtimi i rrugës së re solli infrastrukturë moderne, siguri për fëmijët dhe kushte më dinjitoze për banorët.Këto nuk janë thjesht projekte ndërtimi, por premtime të mbajtura. Ne kemi dëshmuar se me punë të ndershme dhe transparencë, sfidat mund të shndërrohen në fitore të përbashkëta”, tha Bilall Kasami.Ai paralajmëroi se së shpejti do të nisin punimet edhe për ndërtimin e rrugës që lidh lagjen e re të Saraqinës, duke shtuar se Tetova ka nevojë për vazhdimësi në projekte konkrete zhvillimore.

Bilall Kasami u bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor, “me një zë”, të votojnë për vazhdimin e kësaj rruge të zhvillimit dhe shpresës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments