5.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Tetor, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami: Falishti një shembull se ne nuk flasim fjalë boshe por...

Bilall Kasami: Falishti një shembull se ne nuk flasim fjalë boshe por ndërtojmë dhe ndryshojmë realitetin

Kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami nga ardhët e VLEN, sot ka qëndruar në fshatin Falisht në kuadër të fushatës zgjedhore.

”Falishti sot është shembull se si puna e ndershme dhe vizioni i qartë sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Kasami

Ai shpalosi më tej projektet që ka realizuar deri më tani për ktët fshat

Me angazhim të madh kemi bërë realitet dy projekte madhore që për dekada kanë qenë vetëm ëndrra:

ndërtimin e rrugës moderne për fshatin, si dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit me ujin e pijshëm, duke garantuar furnizim cilësor për çdo familje”, shkruar Kasami në Facebook

Ai tha se këto janë dëshmi të qarta se ”ne nuk flasim me fjalë boshe, ne punojmë, ne realizojmë dhe ne e ndryshojmë realitetin!

”Falishti sot ka rrugë dhe ujë të pastër, nesër Tetova do të ketë edhe më shumë projekte që e bëjnë jetën më të mirë për secilin qytetar. Por për ta vazhduar këtë rrugë të suksesshme, duhet t’i japim hov zhvillimit me votë më 19 tetor. ka përfunduar Kasami

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments