9.5 C
Tetovo
E hënë, 29 Shtator, 2025
BallinaLajmeFaton Ahmeti: Shqiptarët janë shqiponja – nuk mund të zihen me zagarë!...

Faton Ahmeti: Shqiptarët janë shqiponja – nuk mund të zihen me zagarë! (VIDEO)

Shefi i Shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Faton Ahmeti, ka mbajtur sot një konferencë për media ku komentoi konventën e mbajtur një natë më parë, si dhe mesazhet politike që u përcollën në të, raporton TS.

Ahmeti tha se qëndrimi i AKI-së në atë konventë ishte i drejtë dhe i merituar, duke e përforcuar qëllimin kryesor të subjektit të tij politik: mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të tyre.

“Ishte qëndrim më se i duhur në atë konventë, pasi ne jemi për shqiptarët, dhe shqiptarët janë shqiponja.U tha shumë qartë: shqiponjat nuk mund të zihen e as të gjuhen me zagarë ” theksoi Ahmeti./TS

Ahmeti theksoi se kjo fushatë nuk është thjesht garë politike, por një betejë për dinjitetin dhe fuqizimin real të shqiptarëve në skenën politike.

Ai gjithashtu ripërsëriti mesazhin për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të bazuar në vlerat evropiane, ku qytetarët janë ata që vendosin me votën e tyre të lirë dhe jo përmes manipulimeve apo presioneve politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments