15.2 C
Tetovo
E premte, 26 Shtator, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi / Skandali që shkaktoi udhëheqesia aktuale e Komunës së Tetovës...

Bajram Rexhepi / Skandali që shkaktoi udhëheqesia aktuale e Komunës së Tetovës me kompaninë Saubermacher!

29 dhjetor 2022, kryetari aktual nënshkroi një kontratë 15-vjeçare me kompaninë private Saubermacher. Një kontratë që dëmton rëndë qytetin dhe qytetarët e Tetovës:

•Afati i marrëveshjes: 15 vjet!

Qyteti mbetet peng i një operatori të vetëm, pa asnjë mundësi rivlerësimi apo korrigjimi të kushteve gjatë gjithë periudhës.

•Pasuria publike u dha për qira qesharake.

16 kamionë, 2 ekskavatorë dhe pajisje të tjera me vlerë mbi 590.000 €, iu dhanë kompanisë për vetëm 1.600 € në muaj. Një vlerë qesharake në krahasim me vlerën reale të mjeteve.

•Komuna merr vetëm 1% të faturimit mujor!

Nëse qytetarët paguajnë 1.000.000 €, vetëm 10.000 € shkojnë në buxhetin e komunës, ndërsa 990.000 € përfundojnë në xhepa privat.

•Metodologjia e faturimit është e padrejtë.

Qytetarët paguajnë sipas sipërfaqes së banesës apo shtëpisë, jo sipas numrit të banorëve në amvisëri. Kjo ka bërë që shumë familje të ngarkohen me fatura 2 deri 3 herë më të larta, pa marrë në këmbim shërbime më cilësore.

• Mbi 10.000 familje janë në përmbarim!

Vetëm për shpenzime avokatësh e noterësh, qytetarëve po u zhvaten mbi 300.000 € nga buxheti i familjeve tetovare.

Tetova nuk shitet dhe as nuk blihet!

Më 19 tetor, ne i japim fund kësaj praktike shfrytëzimi dhe çdo kontrate që dëmton interesin publik.

Kontrata me Saubermacher do të shfuqizohet.

Metodologjia e faturimit do të ndryshojë – qytetarët do të paguajnë për kokë banori jo për m2, në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Shërbimet do të jenë më cilësore dhe paratë publike do të kthehen aty ku e kanë vendin, për Tetovën dhe për tetovarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments