Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot mbajti seancë ku përmes shortit u përcaktua lista e unifikuar e kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) numër 4
Partia në pushtet VMRO-DPMNE në fletëvotimin për zgjedhjet lokale do të jetë me numrin 9, ndërsa opozitarja LSDM me numrin 5.
Kjo është lista me numrat rendorë nën të cilët do të gjenden kandidatët partiakë për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale:
1. Përvojë për sukses
2. ZNAM
3. Partia Demokratike e Serbëve
4. Aleanca Kombëtare për Integrim AKI
5. Koalicioni LSDM
6. E Majta
7. Koalicioni VLEN
8. Koalicioni për të Ardhme të Gjelbër
9. Koalicioni “Maqedonia Jote” – VMRO-DPMNE
Fushata zgjedhore për zgjedhjet fillon të hënën më 29 shtator dhe përfundon më 17 tetor, pra 24 orë para zgjedhjeve.
Qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash dhe këshilla komunale më 19 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor