12.3 C
Tetovo
E premte, 19 Shtator, 2025
BallinaLajmePadi kundër katër personave dhe një kompanie për zjarrin në Trubarevë

Padi kundër katër personave dhe një kompanie për zjarrin në Trubarevë

Në lidhje me zjarrin që ndodhi së fundmi në Trubarevë të Shkupit, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj katër personave dhe një subjekti juridik. Ata akuzohen për ndotje të mjedisit jetësor.

“Kallëzim penal deri në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër M.D. (56), L.D. (26), V.M. (43) dhe Z.S. (59), dhe kundër një subjekti juridik me seli në Trubarevë për veprën penale – rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, njoftoi Policia.

Kjo vepër është e dënueshme në bazë të nenit 230, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Ata dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Njëri nga të akuzuarit edhe pse punonte aty, nuk kishte kontratë pune.

Prokuroria ka kërkuar deri te gjykata marrjen e pasaportave për të akuzuarit.

Kujtojmë se zjarri në Trubarevë shpërtheu më 13 shtator në objektin e firmës “F-Grupacioni” e cila merret me mbeturina elektronike, janë përfshirë edhe dy objekte në të cilët ka pasur sasi e madhe e mbeturinave plastike. Nuk ka të lënduar në zjarr, por gjatë natës së incidentit e deri në orët e pasdites, në rajonin e Trubarevës janë realizuar 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë, gjatë të cilave një person është transportuar në spital dhe është bërë transporti në një vendbanim tjetër i një personi të palëvizshëm.

Gjykata Penale ndërkohë më 15 shtator, urdhëroi paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh për katër persona, të cilët u mbajtën në Gjykatën Penale në lidhje me zjarrin, ndërsa Prokuroria më 16 shtator kërkoi vazhdimin e paraburgimit edhe për 48 orë të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments