Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës ka përcaktuar kandidatët përfundimtarë për kryetarë komune dhe listat e këshilltarëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor. Për kryetar të Tetovës janë paraqitur gjithsej gjashtë kandidatë, ndërsa ka edhe dhjetë (10) lista me kandidatë për këshilltarë. Kandidatët për kryetarë komune janë:
– Izet Zejnelloviq nga partia Demokratët
– Bajram Rexhepi nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim
– Bilall Kasami nga koalicioni VLEN
– Katka Bozhinoska nga partia LEVICA
– Samka Ibraimoski nga Koalicioni “Përvojë për sukses” (PLD, GROM, Integra dhe PCER)
– Stevica Sarkoski nga VMRO-Partia Popullore
Listat e konfirmuara për këshilltarë janë:
– Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” me bartës të listës Agron Arifi
– Partia LEVICA e udhëhequr nga Bobi Ilieski
– Lëvizja “ZNAM – Për Maqedoninë tonë” e udhëhequr nga Miroslav Simovski
– Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni e udhëhequr nga Jusuf Ersoj
– Koalicioni i udhëhequr nga LSDM me bartës liste Zhive Aleksovski
VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Branislav Svetozareviq
VMRO-Partia Popullore me bartës të listës Dragan Davidovski
– Koalicioni “Përvojë për sukses” (PLD, GROM, Integra dhe PCER) i udhëhequr nga Ajdogan Ibraimi
– Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim i udhëhequr nga Asaf Abduramani
Listat e kandidatëve u dorëzuan deri më 13 shtator, në orën 24:00, pas së cilës KKZ-ja verifikon nëse kandidatët i plotësojnë kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.