17.1 C
Tetovo
E martë, 16 Shtator, 2025
BallinaKronikëPolicia jep detaje për tragjedinë në Veles me tre të vdekur, vrasësi...

Policia jep detaje për tragjedinë në Veles me tre të vdekur, vrasësi kreu vetëvrasje

Më 15.09.2025, në orën 15:30, në Stacionin Policor të Velesit është raportuar se në rrugën “Koço Racin” është gjetur një grua me plagë nga një mjet i mprehtë. Policia konstatoi se bëhet fjalë për R.K. (31) nga Veles, e cila u transportua në spitalin e Velesit nga Shërbimi i Emergjencës, ku u konstatuan plagët fatale.

Menjëherë pas kësaj, në shtëpinë e babait të saj në të njëjtën rrugë, u gjet i vdekur edhe babai i saj, K.K. (68), i cili gjithashtu kishte plagë nga mjeti i mprehtë. Në vendngjarje u gjet gjithashtu I.S. (39) nga Shkupi, ish-partner i R.K., për të cilin sipas informacioneve fillestare ekziston dyshimi se ka sulmuar të dy personat, dhe më pas ka plagosur veten. Ai u transportua në spitalin e Velesit ku gjithashtu u konstatua vdekja.

Hetimet po kryhen nga prokurori publik në bashkëpunim me ekipin hetues të SPB Veles, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Në mënyrë jozyrtare raportohet se viktima disa herë kishte denoncuar vrasësin në polici për kërcënime ndaj jetës së saj dhe të babait të saj, dhe kishte pasur edhe një incident me djegien e automjetit të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments