21 C
Tetovo
E diel, 14 Shtator, 2025
BallinaLajmeNjë banore e Trubarevës ka përfunduar në spital, ndërsa 3 persona të...

Një banore e Trubarevës ka përfunduar në spital, ndërsa 3 persona të tjerë që kanë qenë në vendngjarje kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Pas zjarrit në Trubarevë 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën e Toksikologjisë në Shkup, 3 prej të cilëve pas kontrollit janë lëshuar për kurim shtëpiak. Personi që vazhdon kurimin në spital është një banore e cila jeton rreth zonës ku shpërtheu zjarri. Ndërsa në mesin e tre personave të tjerë që kërkuan ndihmë mjekësore është drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, një ushtar i ARM-së dhe një polic të cilët kanë qenë në vendngjarje.

“Ka katër pacientë, njëri është i hospitalizuar ndërsa tre kanë qenë të trajtuar në ambulantë dhe janë lëshuar në shtëpi, tani ato do të ndiqen nga jashtë. Ndërsa pacientja e cila është e hospitalizuar këtu do të vazhdohet me trajtimin e saj dhe urojmë që shumë shpejtë edhe ajo të lëshohet në shtëpi”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik thotë se nuk ka nevojë për rekomandime të reja, pasi edhe përkundër erës së keqe në tërë kryeqytetin matjet nuk tregojnë rritje të parametrave. Ato mbeten në nivelet normale.

“Sipas analizave dhe njohurive tona për momentin nuk ka asnjë lëvizje nga parametrat normale të ajrit. Gjatë ditës së sotshme dhe nesër do të bëhen analiza shtesë jo vetëm të ajrit, por Instituti i Shëndetit Publik në bazë të rekomandimeve të Shtabit të Krizës do të dalë në terren dhe në vendet më kritike do ta kontrolloj tokën dhe ujin”, tha Marija Andonovska, Instituti i Shëndetit Publik.
Instituti i Shëndetit Publik një ditë më parë doli me rekomandime për mbrojtje, përkatësisht që në zonat ku ka rrezik nga ajri i ndotur, të qëndrohet brenda dhe të mbyllen dritaret dhe dyert./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments