18.4 C
Tetovo
E shtunë, 13 Shtator, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në për zjarret nëpër deponi

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe BDI-në për zjarret nëpër deponi

VMRO-DPMNE përmes një reagimi me shkrim akuzon LSDM-në dhe BDI-në për zjarret nëpër deponi. Sipas VMRO-së BDI dhe LSDM duke mos siç thonë pranuar faktin se janë të mposhtur, merren me metoda të rrezikshme dhe kriminale. Partia maqedonase në pushtet thotë se në vend të politikës, shkaktojnë tym dhe helm përmes djegies së deponive të Shkupit. VMRO pyet se si është e mundur që pikërisht para zgjedhjeve të digjen deponitë dhe nëse pas kësaj qëndron strukturë e organizuar. Kjo parti i bën thirrje MPB-së dhe Prokurorisë urgjentisht të bëjnë hetime për siç thotë përfshirjen e këtyre strukturave në djegien e qëllimshme të deponive. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments