20.7 C
Tetovo
E shtunë, 13 Shtator, 2025
BallinaLajmeNë mesnatë, partitë duhet të përmbyllin listat e kandidatëve për kryetar dhe...

Në mesnatë, partitë duhet të përmbyllin listat e kandidatëve për kryetar dhe këshilltar për këshillin komunal për zgjedhjet e 19 tetorit

Në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kandidaturat paraqiten përmes propozuesve të autorizuar në ambientet e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se nesër do të dihet numri i saktë i kandidaturave të dorëzuara.

“Komisionet Komunale të Zgjedhjeve do të presin kandidaturat deri në mesnatë kur edhe mbaron afati. Pastaj do të vijoj shqyrtimi i kandidaturave të dorëzuara dhe konfirmimi i tyre nëse i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara sipas Kodit Zgjedhor. Gjatë ditës së nesërme do të dihet saktë se sa kandidatura janë dorëzuar”, thonë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Nëse lista e kandidaturave paraqitet saktë, atëherë Komisioni Komunal Zgjedhor duhet ta konfirmojë atë brenda 24 orëve. Në rast të parregullsive, propozuesit kanë 48 orë afat për ta tërhequr ose për të zëvendësuar një kandidat. Renditja do të përcaktohet me short nga KSHZ-ja që duhet mbahet jo më vonë se 25 shtatori. Ndërsa Listat e përcaktuara duhet të publikohen 23 ditë para zgjedhjeve. Ndërsa deri më 27 shtator, partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje do të duhet të nënshkruajnë Kodin për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike. Më 19 tetor mbahen zgjedhjet lokale në vend, ndërsa fushata zgjedhore ka nisur shumë më herët edhe pse zyrtarisht duhet të fillojë në 29 shtator

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments