19.1 C
Tetovo
E hënë, 8 Shtator, 2025
BallinaLajmeNë Tetovë ,maten partitë ,jo në paralagjen Çairi-të Qytetit të Shkupit...a mund...

Në Tetovë ,maten partitë ,jo në paralagjen Çairi-të Qytetit të Shkupit…a mund Lupço Georgievski tua prish planet edhe VMRO-DPMNE-së,edhe LSDM-së në Tetovë me kandidat pro formal presidencial ?

ww.telegrami.mk

Sikur parandodhitë paralajmërojnë se BDI-së po i përsëriten gjërat e 2021 në Tetovë .Gjithë fokusi i aktivitetit politik në vend se të orientohet në veprimtari tereni në Tetovë ,nga ajo që paralajmërohet nga portalet e afërta me BDI-në ,temë veprimi politik po bëhet paralagja e SHKUPIT -Çairi,për inate personale

“Inatet personale në politikë” janë shpesh të pranishme në realitetin politik, veçanërisht në vendet ku kultura politike është ende në zhvillim ose ku institucionet janë të dobëta.Inatet personale janë ndjenja armiqësie ose kundërshtimi që lindin për arsye personale mes individëve, e jo për bazë ideologjike apo programore. Në politikë, këto inate shpesh mbizotërojnë mbi interesin publik dhe logjikën institucionale.

Inatet pengojnë ndërtimin e aleancave të nevojshme për funksionimin e demokracisë.

Fokusimi te hakmarrja personale heq vëmendjen nga zgjidhja e problemeve reale të qytetarëve.

Kur debati politik degradohet në sulme personale, humbet serioziteti i politikës dhe besimi i qytetarëve bie.

Politikanët mund të përdorin institucionet për të goditur rivalët personalë, duke dëmtuar pavarësinë e tyre.

Shkaqet e inateve personale në politikë janë edhe…

Histori personale jashtë politikës që reflektohen brenda saj.

Egoja e lartë e politikanëve që nuk pranojnë kritika apo rivalitet.

Mungesa e kulturës demokratike, ku debati perceptohet si luftë personale, jo si konkurrencë idesh.

Përplasje për pushtet dhe burime, më shumë sesa për parime.Inatet personale në politikë nuk janë vetëm çështje karakteri individual, por edhe simptoma të një kulture politike jo të zhvilluar. Luftimi i tyre kërkon një angazhim të gjerë shoqëror, institucional dhe mediatik për të promovuar një politikë më të matur dhe me fokus te interesi publik.

Inatet personale mund që tu kthehen bumerang të dy palëve ,nëse humb Bujar Osmani -i BDI-së rryma e Ali Ahmetit (Artan Grubi &Company) duhet të përshëndeten me skenën politike,nëse humb Izet Mexhiti duhet të largohet nga skena politike

Çairi është paralagje politike shqiptare por e okupuar nga bartësit e posteve politike aktual,sikur fundi i botës do të ndodh…themi paralagje sepse u referohemi shifrave nga KSHZ për zgjedhjet e 2021-raundi i dytë përfundimtar ku të dy konkuruesit e tashëm në 2025 dhe kryetari aktual Visar Ganiu ishin në të njëjtin kampus politik në BDI…

linku https://ep.sec.mk/election/results/electionType/local/electionYear/2021/electionRound/21/municipality/607

BDI kishte 55,19 % të votave ose në numër votash 14.597 (me të gjelbër fusha).ndërsa Koalicioni Aleanca me Besën kishin 10.550 vota pra gjithësejt zyrtarisht të gjithë partitë politike shqiptare në Çair kishin 25.147 vota

Ndërsa në Tetovë pa 5 komunat rurale rezultatet në raundin e dytë ishin Lëvizja Besa (fusha ngjyrë hiri )21.564, ndërsa BDI (fusha e gjelbër )16.509 gjithësejt sipas KSHZ 38.087 vota (në faqen Zyrtare të KSHZ ka gabim teknik ?! po të klikosh mbi të gjelbërtën shkruan BDI ndërsa në anën e Majtë nga e djathta shkruan Lëvizja BESA?!)

Pra Çairi vetëm në kokat e liderëve politik aktual si te VLEN poashtu te BDI mbetet pikë referuese me interes të lartë

=======================================================

Në Tetovë dy kandidatëve të sigurt për garë presidenciale nga BDI-Bajram Rexhepit,dhe të Koalicionit VLEN Bilall Kasamit iu bashkangjit edhe i treti Samka Ibraimovski nga PCER

Pra nëse planifikohet nga VMRO-DPMNE se në raundin e parë do i japin përkrahje për ta nxjerë si kryetar Bilall Kasamin,matematikat argëtuese dështuan para startimit ,me kandidaturën e Samka Ibrahimovskit njëri krah nga nacionalitet po i thehet Bilall Kasamit ,atëherë do kemi raund të dytë %…

POR BEFASI NË HEQJE VOTASH MINIMALE MUND TË JETE EDHE PARALAJMËRIMET SE LUPÇO GEORGIEVSKI ISH KRYEMINISTËR I MAQEDONISË DHE LIDER I VMRO-DPMNE-NP,MUND TË NXJER KANDIDAT NË TETOVË,LUPÇE GEORGIEVSKI posaçërisht interesant u bë viteve të fundit me deklaratat e tijë pro shqiptarëve si qytetar autokton në RMV ,nëse nxjer kandidat formal a me të madhe kalkulohet se mund të nxjer kandidat të vet vetëm e vetëm për të prishur matematikat e VMRO-DPMNE-së në Tetovë,për raundin e parë dhe vendosës (VMRO-DPMNE ka apetite që të përkrah cilin do që i mundëson të drejtojë me Kryetarin e Këshillit Komunal dhe marrjen e këshilltarit të 5 (mbase nga LSDM) …gara për kryetar të Komunës Tetovës po bëhet interesante …Kush mund të jenë përkrahësit e Lupço Georgievskit në Tetovë ,a mund të ketë edhe nga shqiptarët votues deri tash të përmbajtur …analizohet me të madhe…edhe pse ka kohë…mbetet të shihet reagimi i Lupço Georgievskit deri në mbylljen e ditës së fundit të kandidaturave pranë KSHZ -së…HË PËR HË BILALL KASAMIT NUK I SHKRUHET MIRË ???!!!

==========================================

P.S Befason mosprezenca fizike e Liderit të BDI-së në publik përkrahje për kandidatin në TETOVË,nuk është që nuk ka filluar parakampanja …

www.telegrami.mk

Mesut Shabani–Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments