20.6 C
Tetovo
E martë, 26 Gusht, 2025
BallinaLajmeSë shpejti fillon ndërtimi i shkollës së re Tekstile,nxënësit do të transferohen...

Së shpejti fillon ndërtimi i shkollës së re Tekstile,nxënësit do të transferohen në Reçicë të Vogël

Nxënësit e shkollës së mesme tekstile në Tetovë do të transferohen në shkollën fillore “BESA” në Reçicë të Vogël, pasi objekti i tyre do të ndërtohet nga e para. Mësimin në këtë shkollë do ta ndjekin vetëm nxënësit e vitit të parë, të tjerët do të mësojnë “online”.

“Udhëheqësia e shkollës dhe përgjegjësit për arsim të Komunës së Tetovës bëmë vizitë tek shkolla BESA ku i njohëm me hapësirat si janë brenda dhe erdhëm në përfundim që nga një shtatori, vetëm vitet e para do të jenë me prezencë fizike, ndërsa deri më 31 tetor vitet e dyta, treta dhe katërta do të jenë “online”. Këto dy muaj ka disa hapësira që do i shndërrojmë në klasa dhe pas dy muajsh do të kemi aq klasa sa na nevojiten që një ndërrim të jenë vitet e para dhe të treta kurse të dytat “online” dhe do ketë rrotacion”, tha Muzafer Livareka. Drejtor i Sh.M. “Gjoçe Stojçeski”.

Ndërkaq punimet për ndërtimin e dy objekteve të reja shkollore, të shkollës së mesme tekstile dhe gjimnazit “7-Marsi”, po ecin me dinamikë të përshpejtuar, thonë nga Komuna e Tetovës.

“Punimet kanë filluar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës tekstile dhe është një investim në vlerë prej 148 milionë denarë. Punimet shkojnë me dinamikën e duhur dhe po rrënohet objekti i vjetër dhe po bëhet tamponimi i bazamentit, me çka shpejtë do bëhet edhe hedhja e gurthemelit”, tha Nazmi Dauti, Shef i sektorit për veprimtari komunale.

Objekti i ri i shkollës tekstile dhe gjimnazit “7 Marsi”, pritet të jenë gati brenda 18 muajsh. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments