25.1 C
Tetovo
E martë, 26 Gusht, 2025
BallinaLajmeBDI: Gabimet e VMRO-së po minojnë perspektivën e shtetit, ofrojmë veting me...

BDI: Gabimet e VMRO-së po minojnë perspektivën e shtetit, ofrojmë veting me monitorim ndërkombëtar

VMRO-DPMNE është partia më pak e thirrur për të mbajtur leksione për luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe ndërhyrjes politike, sepse sot, nga pozita e pushtetit, po demonstron qartë se ka vetëm një synim: kapjen e plotë të shtetit dhe sidomos të drejtësisë. Nën drejtimin e kësaj qeverie, politika po ndërhyn hapur në Prokurori, Këshillin Gjyqësor Republikan dhe në Këshillin e Prokurorëve, me skenarë klasikë politikë për ta vënë drejtësinë nën kontroll. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, BDI nuk i frikësohet drejtësisë së pavarur dhe as transparencës.

“Përkundrazi, ne ofrojmë zgjidhje konkrete: vetting me monitorim ndërkombëtar, që të pastrohet skena politike dhe publike nga çdo ndikim korruptiv. Le të hetohet pasuria e çdo politikani dhe çdo partie politike. Le të hetohet procesi më i madh korruptiv në vend – privatizimi – i cili krijoi oligarkë të paprekshëm me monopole në sektorë kyç të ekonomisë, që sot bëjnë gjithçka për ta penguar integrimin europian, nga frika e konkurrencës së ndershme”.

BDI kërkon që hetimi të shtrihet edhe mbi institucionet e sigurimit shtetëror dhe punonjësit e tyre që nga viti 1945 e deri më sot, sepse siç thuhet në reagim, vetëm kështu mund të mbyllet një kapitull i errët i së kaluarës dhe të ndërtohet një shtet ku askush nuk është mbi ligjin.

“Ata që nuk kanë çfarë të fshehin, e pranojnë vetingun. Ka kaluar koha e projekteve monoetnike dhe e supremacisë etnike. Maqedonia e Veriut ndërtohet vetëm së bashku, në frymën e multietnicitetit dhe barazisë, jo duke përdorur petkun e ‘luftës kundër korrupsionit’ për të realizuar agjenda që e minojnë shtetin dhe kapin atë për të realizuar agjenda monoetnike. BDI mbetet e vendosur për ta çuar vendin përpara drejt integrimit europian, me institucione të pastra, me drejtësi të pavarur dhe me një shoqëri që i jep fund tranzicionit të pafund”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments