13.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Gusht, 2025
BallinaKurioziteteVideot e shkurtra në Instagram, Reels, TikTok, të njëjtin efekt në tru...

Videot e shkurtra në Instagram, Reels, TikTok, të njëjtin efekt në tru si alkooli

Shikimi i videove në Instagram Reels, TikTok ose videove të shkurtra në YouTube mund të duket si një mënyrë e padëmshme për të kaluar kohën, por neuroshkencëtarët paralajmërojnë se efektet në tru mund të jenë më alarmante dhe shqetësuese nga sa mendojmë, sipas “Science Direkt”.

Disa studime sugjerojnë që videot e shkurtra shkaktojnë probleme të ngjashme me substancat që krijojnë varësi si alkooli, ndërsa neurologët në Indi paralajmërojnë për rikonfigurimin afatgjatë të motivimit, përqendrimit dhe madje edhe kujtesës.Studimi i bazuar në FMRI zbuloi se individët me simptoma më të shprehura të “varësisë” nga videot e shkurtra – karakterizohen nga aktivizimi i ulët në precuneus, një zonë e trurit përgjegjëse për reflektimin dhe vetëdijen, dhe reagime me impulsive në vendimmarrje me rrezik (si humbje financiare të mundshme).

Kjo tregon nje prirje drejt vendimeve te çuditshme dhe impulsive, e ngjashme me sjelljet e varesisë nga substanca të tilla si alkooli.

FMRI, ose imazheria me rezonancë magnetike funksionale, është një teknikë neuroimazherie që mat aktivitetin e trurit duke zbuluar ndryshimet në rrjedhën e gjakut.

Studimet tregojnë se shikimi i shpeshtë i videove të shkurtra mund të reduktojë vetëkontrollin dhe aftësinë për përqendrim dhe planifikim afatgjat.

Sjellja impulsive mund të ndryshojnë strukturën dhe funksionin e trurit, veçanërisht tek të rinjtë.Edhe pse nuk është toksik si alkooli, ky lloj konsumimi mund të ndërtojë një varësi psikologjike me pasoja afatgjata në mirëqenien mendore dhe performancën individuale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments