20 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeBDI: Një vit pas fillimit të punimeve në stadiumin e Tetovës, tribuna...

BDI: Një vit pas fillimit të punimeve në stadiumin e Tetovës, tribuna mbeti e prishur dhe asgjë nuk është bërë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar sot kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami se, po mashtron qytetarët në lidhje me ndërtimin e stadiumit të qytetit. Vjollca Feta inga kjo parti, tha në një konferencë për media se, edhe kanë kaluar më shumë se një vjet kur u promovua ndërtimi I stadiumit, në prag të zgjedhjeve lokale, projekti nuk u realizua dhe punimet janë ndalur

“Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vitin e kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare, në një shfaqje të turpshme me një eskavator e goditi tribunën e tifozëve në stadiumin e Tetovës, kinse duke filluar punimet për ndërtimin e stadiumit të ri. Sot, pas më shumë se një vit nga ajo skenë e turpshme, ajo pjesë e tribunës mbeti e prishur, punimet janë ndaluar dhe asgjë nuk është bërë. Asnjë gur nuk është lëvizur. Stadiumi nuk u bë realitet për qytetitin”, tha Fetai.

Ajo më tej akuzoi se Kasami po e përdor këtë projekt për qëllime politike.

“Tani, kur afrohen zgjedhjet lokale, Kasami po përdor sërish të njëjtën shfaqje mashtrimi. Pa asnjë punë konkrete, ai shfaqet me deklarata propagandistike duke e fryer inteligjencën e qytetarëve të Tetovës me premtimet e njëjta boshe, sikur para një viti. Një vit më parë e shkatërroi tribunën e tifozëve, ndërsa sot në vend që të ndërtoj, ai vazhdon të shes iluzione dhe mashtrime.
Ky nuk është vetëm mashtrim, por është tallje me inteligjencën e tetovarëve dhe abuzim me ndjenjat e mijëra tifozëve të Shkëndijës, të cilët prej vitesh presin një stadium të denjë për klubin dhe qytetin e tyre”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments