15.7 C
Tetovo
E diel, 17 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaTrump, pas përfundimit të takimit me, Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me...

Trump, pas përfundimit të takimit me, Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me liderin e Ukrainës, Zelensky / Morën pjesë edhe një numër i madh liderësh të EU

Përveç dy presidentëve, në bisedë morën pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki.

Nga pala amerikane, krahas Trumpit, në bisedë morën pjesë emisari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio.

Sipas informacioneve të publikuara nga gazetari i mediumit amerikan, Axios, Barak Ravid, thirrja telefonike mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë “nuk ishte e lehtë.”

Trump u përcolli bashkëbiseduesve mesazhin e Putinit, duke thënë se ai “nuk dëshiron një armëpushim, por një marrëveshje gjithëpërfshirëse për përfundimin e luftës”.

Gjithnjë sipas Ravidit, Trump u pajtua me homologun rus, duke thënë se “një marrëveshje e shpejtë paqeje është më e mirë se një armëpushim”.

Ndryshe, Trump pritet ta takojë gjatë ditës së hënë liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments