6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRASTI “SYRI I POPULLIT” – MURAT JASHARI: LISTËN SE KUSH DUHET ME...

RASTI “SYRI I POPULLIT” – MURAT JASHARI: LISTËN SE KUSH DUHET ME U VRA DHE VARË E KAM BËRË UNË

linku https://insajderi.com/rasti-syri-i-popullit-murat-jashari-listen-se-kush-duhet-me-u-vra-dhe-vare-e-kam-bere-une/

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca përfundimtare për të akuzuarit në rastin që njihet si “Syri i Popullit”.

Avokati Asdren Bytyqi që përfaqëson të akuzuarin, Murat Jashari ka thënë se ekipi i ekspertëve të forenzikes të psikiatrisë ka rekomanduar që për shkak të situatës shëndetësore të trajtohet në shtetin e Zvicrës.

Jashari ka kërkuar të flasë ani pse mbrojtja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore sipas gjykatës nuk ka rekomanduar të flasë.

Megjithatë Jashari e pranon se “listën e vdekjes” e ka bërë ai, por që nuk ia ka dhënë askujt ta lexojë.

“Listën se kush duhet me u vra, me u var e kam bë unë, askujt nuk ia kam dhënë për ta lexuar. I kam shkruajtur disa letra, një për Behxhet Luzhën dhe një për Ismet Behxhetin, një për Ramadan Behlulin me pseudonimin Besniku, këta që janë në sallë nuk kanë pasë ndonjëherë gisht në planet e mia. E kush e ka shkruar komunikatën duhet ta tregojë vetë Sylë Hoxha”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments