27.8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeArben Taravari i pranon fjalët e Edi Ramës: Më tha që Mickoski...

Arben Taravari i pranon fjalët e Edi Ramës: Më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu edhe ndodhi

Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët që doli nga koalicioni i ashtuquajtur VLEN në Maqedoni të Veriut rrëfeu për herë të parë se çka i kishte thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, para se ky koalicion të hynte në qeveri me Hristjan Mickoskin.

Taravari tha se në maj të vitit të kaluar Edi Rama e dinte me siguri se çfarë do t’ju ndodhte në koalicion me Mickoskin – koalicion i cili ishte mbështetur dhe krijuar gjerësisht nga Albin Kurti.

“Po them diçka, besoj që zoti Edi Rama nuk ma merr për të madhe. Menjlherë pas 8 majit kisha njlë takim me Ramën në Tiranë. Dhe, më pyeti: “Hyni në Qeveri? Çfarë pozicionesh keni?” thash Kryetar Parlamentar. “Super”, tha. Më pyeti sa ministra i thash “gjashtë ministri”. Shumë mirë. Veç një porosi.

“Do t’ju përdor Mickoski, do t’ju shfytëzojë dhe do t’ju gjuaj si leckë. Dhe mua kjo më kujtohet. Tha qo ‘do të dilni shumë keq, se jeni katër parti’. Problem për të funksionuar. Ai e ka thënë prej fillimit, tha do harxhoheni, keqpërdoreni, dhe në fund do të mbteni si leckë. Dhe vërtetë, mbetëm ashtu. Nisën të mos na pyesin dhe përfillin dhe vërtetë dukeshim shumë keq”, tha Taravari në TeVe1

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments