23.6 C
Tetovo
E hënë, 28 Korrik, 2025
BallinaLajmeLAMM: Frekuencë e rritur e automjeteve, por nuk ka ndalesa në vendkalimet...

LAMM: Frekuencë e rritur e automjeteve, por nuk ka ndalesa në vendkalimet kufitare

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Nga ky institucion gjithashtu theksojnë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e rritur e automjeteve, por në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM..

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, njofton LAMM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments