31.3 C
Tetovo
E diel, 27 Korrik, 2025
BallinaLajmePër pesë vite qytetarët e Maqedonisë kanë investuar mbi 50 milionë euro...

Për pesë vite qytetarët e Maqedonisë kanë investuar mbi 50 milionë euro në banesa në Greqi

Qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonia gjatë pesë viteve kanë investuar mbi 50 milionë euro në pasuri të paluajtshme në Greqi, tregojnë statistikat e Bankës së Greqisë. Shpërthimi më i madh i investimeve ka ndodhur vitin e kaluar – qytetarët e Maqedonisë kanë investuar 19 milionë euro për banesa buzë detit. Por interesi është i madh dhe shifrat nuk janë përfundimtare – sidomos duke pasur parasysh se një numër i madh blerësve posedojnë pasaporta të BE-së.

Kryesisht janë blerë apartamente deri në 50 metra katrorë rreth Selanikut dhe Halkidikit. Të dhënat tregojnë se në vitin 2019 dhe 2020 janë investuar rreth 2 milionë euro në pasuri të paluajtshme në Greqi, në vitin 2021 investimet janë rritur në 7 milionë euro, ndërsa në vitet 2022 dhe 2023 shifrat kanë arritur përkatësisht 10 dhe 11 milionë euro.

Shifrat përputhen me rritjen enorme të çmimeve të banesave në vend. Sipas të dhënave të fundit nga Regjistri i Çmimeve dhe Qirasë i Agjencisë për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme për tremujorin e tretë të vitit 2020, një metër katror në Qendër të Shkupit shitej mesatarisht për rreth 950 euro (ose 58.500 denarë).

Që tregu i brendshëm i pasurive të paluajtshme po fryhet nga spekulimet e konfirmoi edhe Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski. Ai paralajmëroi masa në bashkëpunim me institucionet tjera. Slaveski tha se është i shqetësuar për rritjen, por edhe për të dhënat se gjysma e banesave të reja blihen me para në dorë.“Sipas informacioneve dhe vlerësimeve që marr, rreth 50 për qind e banesave të reja blihen me kredi, ndërsa 50 për qind me para në dorë. Ne nuk kemi informata se nga vjen ajo para në dorë – nëse janë kursime apo të ardhura për të cilat nuk dëshirohet të flitet. Ka institucione të tjera që duhet ta konstatojnë këtë, përfshirë edhe Bankën Popullore”, tha Sllaveski.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tremujorin e dytë të këtij viti, çmimet e banesave kanë pasur rritje vjetore prej mbi 22 për qind. Nga viti 2021 deri më tani, çmimi për metër katror është rritur për rreth 80 për qind. Ndërkohë, regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 tregoi se mijëra banesa qëndrojnë të zbrazëta. Vetëm në Shkup ka rreth 60.000 banesa të pabanuara. Dhe që atëherë e deri sot, janë ndërtuar mijëra të tjera. (Tv21)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments