18.4 C
Tetovo
E diel, 27 Korrik, 2025
BallinaLajmeQMK: 29 zjarre të regjistruara, 10 ende aktive

QMK: 29 zjarre të regjistruara, 10 ende aktive

Deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në hapësira të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht 10 zjarre mbeten aktive, tre janë vendosur nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht.

Zjarret që janë vënë nën kontroll ndodhen në Makedonski Brod, Shuto Orizare dhe Kurbinc. Ndërkohë, zjarret e shuara janë raportuar në zonat përreth Gostivarit, Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se vendi po përballet me zjarre të shumta për shkak të temperaturave të larta të këtij sezoni veror. Përveç kushteve klimatike, disa prej zjarreve dyshohet se janë shkaktuar qëllimisht nga persona të papërgjegjshëm, të cilët tashmë po ndiqen penalisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments