29.7 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeKur afrohen zgjedhjet aktivizohen shumë shoqata joqeveritare/ Lëvizja Antibixhoz: Të mbyllen të...

Kur afrohen zgjedhjet aktivizohen shumë shoqata joqeveritare/ Lëvizja Antibixhoz: Të mbyllen të gjitha objektet e lojrave të fatit

Lëvizja Antibixhoz përmes një reagimi thotë se është rritur numri i objekteve të lojërave të fatit.Në reagimin e tyre thuhet se Qeveria nuk po i përfill kërkesat e saj për mbyllje të tërësishme të kazinove, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore bixhozi ishte kryetemë.Ne nga lëvizja Antibixhoz, nëse nuk bëjmë politikë, nuk do të thotë se nuk i njohim rrethanat rreth nesh. Jemi në gjendje t’i kuptojmë disa veprime tuaja mirëpo nuk mund t’i arsyetojmë. Të nderuar, të sqarohemi se Lëvizja Antibixhoz nuk sjellë ligje por inicon dhe kërkon nga ju të mbroni qytetarin dhe votuesin, duke i mbyllur të gjitha objektet deri në sjelljen e ligjit të mirëfilltë konform kërkesave të lëvizjes Antibixhoz”,  tha Jushi Emrullai nga Lëvizja Antibixhoz.

Kujtojmë se ditë më parë nga qeveria thanë se janë mbyllur 42 platforma elektronike të lojrave të fatit,

Poashtu qeveria miratoi propozim-ligj të ri për lojërat e fatit, i cili parashikon tre masa të rrepta kundër industrisë së lojërave të fatit: largimin e kazinove 500 metra nga çdo institucion arsimor, uljen ose përgjysmimin e numrit të aparateve të lojërave të fatit me rreth 70 për qind dhe rritjen e taksave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments