23.1 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajme“Kryeministri më ka cenuar dinjitetin”, Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Nuk nisi...

“Kryeministri më ka cenuar dinjitetin”, Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Nuk nisi hetimet, bëri ese filozofike mbi pafajësinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, ku në fokus ishte performanca e pushtetit vendor në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030 në BE”. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te fenomeni i ndërtimeve pa leje, duke iu përgjigjur një shqetësimi të ngritur nga prokurorja Elsa Gjeli.“Është bërë publike një situatë flagrante ku në mes të Thethit është ndërtuar një fshat i tërë turistik pa leje. Megjithatë, prokuroria, konkretisht një prokurore me mbiemrin Gjeli, ka vendosur të mos hapë hetim. Ajo ka zgjedhur të mos e trajtojë si çështje penale dhe në vend të hetimit, ka hartuar një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje, kur në fakt kjo është një vepër penale sipas ligjit shqiptar”, deklaroi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments