18.1 C
Tetovo
E diel, 22 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaArabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj...

Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

Me anë të një postimi në X, mbretëria e Arabisë Saudite ka bërë thirrje për përmbajtje dhe parandalim të përshkallëzimit të mëtejshëm, ndërsa i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet drejt arritjes së një “zgjidhjeje politike”.“Mbretëria e Arabisë Saudite po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Republikën Islamike të Iranit, veçanërisht shënjestrimin e objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Ministria e Jashtme e mbretërisë.Deklarata theksoi gjithashtu nevojën për të “ushtruar përmbajtje”, për të ulur tensionet dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet drejt arritjes së një “zgjidhjeje politike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments