17.1 C
Tetovo
E shtunë, 21 Qershor, 2025
BallinaLajmeRamiz Merko dënohet me gjobë,10.000 euro, për emërimet e paligjshme të drejtorëve...

Ramiz Merko dënohet me gjobë,10.000 euro, për emërimet e paligjshme të drejtorëve në shkollat e Strugës

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dënuar me gjobë prej 10.000 eurosh për shkak të emërimeve të paligjshme të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Llabunishtë, Radolishtë dhe Podgorcë. Gjykatësi Jordan Jovanov e shpalli fajtor për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”.Në arsyetimin e vendimit, gjykatësi theksoi se Merko ka shkelur nenin 115 të Ligjit për Arsimin Fillor duke emëruar ushtrues detyre drejtorë pa shpallje publike, pa përvojë pune pesëvjeçare dhe pa i përzgjedhur nga radhët e punonjësve të shkollës. Emërimet janë bërë me marrëveshje të drejtpërdrejtë, pa procedurë të rregullt ligjore.

Gjykata konstatoi se, edhe pse drejtorët e përkohshëm kanë kryer detyrat, ata nuk kanë pasur të drejtë ligjore të emërohen. Për shkak se Merko nuk ka qenë më parë i dënuar, ai u dënua vetëm me gjobë – 100 ditë gjobë nga 100 euro për ditë – duke u cilësuar si vepër penale e vazhduar.

Prokuroria Themelore Publike në Strugë e ngarkoi Merkon për punë të pandërgjegjshme, pasi kishte emëruar persona që nuk i përmbushnin kushtet ligjore për drejtor pa shpallje publike, duke i shkaktuar dëm financiar shkollave. Prokuroria pretendon se Merko e ka shkelur ligjin me vetëdije.

Nga ana tjetër, avokati i Merkos, Igor Petkovski, kërkoi pafajësi, duke thënë se nuk është vërtetuar asnjë qëllim për përfitim personal apo dëmtim të dikujt, dhe se Merko kishte vepruar për të siguruar funksionimin e shkollave.

Proceset gjyqësore për shkollat “Brajka Milladinovci” dhe ajo në Veleshtë janë ende në zhvillim. Disa nga të pandehurit në ato raste akuzohen edhe për “falsifikim të dokumenteve”.

Merko më parë u shpall i pafajshëm në rastin për blerjen e veturës luksoze “Audi A6”, pasi nuk u gjetën prova për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments