17.1 C
Tetovo
E shtunë, 21 Qershor, 2025
BallinaLajmeBota“Loja” e Trump me Iranin, eksperti: Po bën presion, qëllimi janë lëshimet!

“Loja” e Trump me Iranin, eksperti: Po bën presion, qëllimi janë lëshimet!

Ilan Berman, zëvendëspresident i Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme dhe këshilltar për siguri kombëtare i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Kongresit dhe agjencive qeveritare amerikane, foli për situatën që po zhvillohet me shpejtësi në Iran dhe për rolin e SHBA-së në konfliktin që filloi pasi Izraeli më 13 qershor nisi sulme ndaj Republikës Islamike, duke hapur një kapitull të ri në konfrontimin mes dy vendeve.Njohësi i shkëlqyer i situatës në Lindjen e Mesme i tha REL-së se mendon që SHBA-ja po e përshkallëzon gjendjen me qëllimin të sigurojë lëshime nga ana e Republikës Islamike, dhe t`i ulë më pas tensionet.

“Presidenti Trump në të kaluarën e ka bërë shumë të qartë se qëllimi i tij përfundimtar është që ky regjim të ulet në tryezën e negociatave dhe të bëjë lëshime domethënëse lidhur me programin e tij bërthamor. Ditët e fundit, ai është zemëruar gjithnjë e më shumë sepse është e qartë që regjimi iranian po fitonte kohë dhe nuk po negocionte në mirëbesim lidhur me programin bërthamor. Ata, në thelb, vetëm po e zvarrisnin procesin”, u shpreh Ilan Berman, ekspertët për Lindjen e Mesme.Ajo që ka bërë Izraeli, të paktën deri tani, e ka rritur ndjeshëm mundësinë që Irani të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të bëjë lëshime domethënëse. Mendoj se ky është ende qëllimi kryesor i politikës së administratës Trump, theksoi eksperti.

“Por, që të arrihet ky qëllim, Trump duhet të bëjë një kërcënim të besueshëm për përshkallëzim dhe unë do të thosha që kjo është arsyeja pse po shohim këtë zhvendosje të madhe të aseteve ushtarake në Lindjen e Mesme, sepse ekziston një rrugë tjetër nga mund të shkojë kjo situatë nëse regjimi iranian nuk pranon dhe nuk kthehet në tryezën e negociatave”, tha Berman.

Pas disa ditësh fushate të Izraelit, regjimi iranian është në një pozitë të vështirë ushtarake, dhe këtë presidenti Trump e sheh, vazhdon Berman, sipas të cilit, në këtë pikë, nëse regjimi iranian i rikthehet bisedimeve, ato nuk do të jenë negociata mes palëve të barabarta.

Do të jetë shumë më tepër rreth asaj se çfarë lëshimesh thelbësore mund të bëjë Irani, që do të ishin të pranueshme për shefin e Shtëpisë së Bardhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments