19.8 C
Tetovo
E hënë, 14 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaPërçarje në Shtëpinë e Bardhë: Shefja e Inteligjencës përjashtohet nga Trump për...

Përçarje në Shtëpinë e Bardhë: Shefja e Inteligjencës përjashtohet nga Trump për diskutimet për Iranin, rriten tensionet

Tensionet brenda administratës së presidentit Donald Trump po thellohen ndjeshëm, teksa përplasjet mbi një ndërhyrje të mundshme ushtarake ndaj Iranit kanë sjellë në pah përçarje të dukshme në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Sipas mediave amerikane, drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, është përjashtuar nga diskutimet kyçe për krizën, një sinjal i qartë i rënies së besimit të presidentit ndaj saj.

Burime pranë Shtëpisë së Bardhë bëjnë me dije se Gabbard nuk ishte pjesë e takimit të zhvilluar më 8 qershor në Camp David, ku u trajtuan zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme dhe tensionet mes Izraelit dhe Iranit. Zyrtarisht, mungesa e saj u justifikua me angazhime në një trajnim të Gardës Kombëtare, por raportimet e NBC News sugjerojnë se arsyeja e vërtetë ishte qëndrimi i saj kritik ndaj përshkallëzimit ushtarak.Presidenti Trump ka komentuar ashpër mbi deklaratat e mëparshme të Gabbard, veçanërisht mbi dëshminë e saj në Kongres në mars, ku ajo kishte vënë në dyshim ekzistencën e një programi bërthamor aktiv nga Irani. “Nuk më intereson çfarë tha ajo. Mendoj se Irani ishte shumë afër të kishte një armë të tillë,” tha presidenti para gazetarëve, duke theksuar se nuk ndan të njëjtin vlerësim me kreun e inteligjencës.Përplasjet janë thelluar edhe më tej pas publikimit të një videoje nga Gabbard më 10 qershor, ku nga Hiroshima ajo paralajmëronte për rrezikun e një konflikti bërthamor. Zyrtarët e administratës e kanë interpretuar këtë mesazh si një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të presidentit për Iranin dhe Izraelin, çka ka kontribuar në izolimin e mëtejshëm të Gabbard brenda kabinetit.

Përplasja midis Trump dhe Gabbard reflekton gjithashtu një ndarje më të gjerë ideologjike brenda lëvizjes MAGA. Ndërsa një pjesë e republikanëve tradicionalë dhe neokonservatorëve kërkojnë një qëndrim më të ashpër ndaj Teheranit, Gabbard përfaqëson një linjë më të kujdesshme, e fokusuar në diplomaci dhe shmangien e ndërhyrjeve ushtarake.

Megjithë tensionet, zëvendëspresidenti JD Vance dhe disa zyrtarë të tjerë kanë dalë në mbështetje të Gabbard, duke e cilësuar si një figurë të rëndësishme në arkitekturën e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Megjithatë, përjashtimi i saj nga diskutimet strategjike më të rëndësishme e vendos atë në një pozitë gjithnjë e më të brishtë politike, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e saj në administratë.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments