20.2 C
Tetovo
E premte, 20 Qershor, 2025
BallinaLajmeAs për të 34-tën herë deputetët e Kosovës nuk arrijnë të konstituojnë...

As për të 34-tën herë deputetët e Kosovës nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin

Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo është hera e 26-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur.

Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të shtunën më 21 qershor.
Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ky subjekt insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr organin ligjvënës. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, duke kërkuar që partia e Albin Kurtit të ndryshojë kandidatin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments