19 C
Tetovo
E hënë, 9 Qershor, 2025
BallinaSportFutboll -RMV / Ekipet e Ligës së Parë mund të regjistrojnë deri...

Futboll -RMV / Ekipet e Ligës së Parë mund të regjistrojnë deri në dy lojtarë nga “Open Balkan”, të cilët nuk do të konsiderohen të huaj.

Klubet nga Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë do të kenë të drejtë të regjistrojnë deri në dy lojtarë nga vendet e “Ballkanit të Hapur”, pra nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, të cilët nuk do të konsiderohen të huaj gjatë regjistrimit.

Për më tepër, vendimi i ri rrit tarifat e regjistrimit për lojtarët e huaj. Kështu, për lojtarin e pestë të huaj, tarifa e regjistrimit do të jetë 6,500.00 euro. Për lojtarin e gjashtë të huaj, tarifa e regjistrimit do të jetë 9,000.00 euro. Për lojtarin e shtatë të huaj, tarifa e regjistrimit do të jetë 11,500.00 euro, ndërsa për lojtarin e tetë të huaj, tarifa e regjistrimit do të jetë 16,500.00 euro.

Këto janë ndryshime të reja të miratuara në seancën e rregullt të Bordit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments