19 C
Tetovo
E hënë, 9 Qershor, 2025
BallinaLajmeDeklarata e Mickoskit për kërkesën e opozitës për zgjedhje parlamentare, reagon BDI

Deklarata e Mickoskit për kërkesën e opozitës për zgjedhje parlamentare, reagon BDI

Pas deklaratës së Hristijan Mickoskit për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, që siç tha, opozita s’ka kapacitet për realizim të reformave, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim që tha se kryeministri në mungesë të sukseseve në qeveri, i vetmi program i ka mbetur urrejtja, përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve. Pas deklaratës së kryeministri që tha se BDI ka pasur 23 vite për të treguar kapacitet, kjo e fundit ka numëruar sukseset.

“Ndërsa Hristijan Mickoski vazhdon me britma, fyerje dhe provokime, në mungesë të çfarëdo suksesi konkret të qeverisë që ai udhëheq, qytetarët e shohin qartë se i vetmi “program” që i ka mbetur përballë dështimeve, është urrejtja, përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve, shpifjet dhe nxitja e ndarjeve ndëretnike.Thotë se BDI-ja ka pasur 23 vite për të treguar kapacitetin?

Po, pikërisht në ato vite, vendi u bë anëtar i NATO-s, u afrua drejt Bashkimit Evropian, ndërtoi modelin më funksional të bashkëjetesës multietnike në rajon dhe kontribuoi në stabilitetin rajonal përmes dialogut dhe mençurisë.Vendi u bë shembull për të gjithë rajonin.

Mickoski dhe partia e tij, nga ana tjetër, janë identifikuar gjithmonë me urrejtje ndëretnike, bllokada, izolim dhe korrupsion masiv.Ata gjithmonë kanë qenë kundër çdo progresi strategjik të shtetit,  nga Marrëveshja e Ohrit, te NATO e deri te BE.

Sot, përveç kompasit strategjik, e kanë humbur edhe kompasin moral.

Duke mbrojtur njerëzit e tyre të përfshirë në tragjedinë e Koçanit, janë të gatshëm të ndjekin dhe frikësojnë prindërit e viktimave,  vetëm për të shpëtuar fajtorët.

Përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve ndoshta mund t’i sjellë disa vota radikale brenda partisë së tij, por në afat të mesëm dhe të gjatë, ai po mbjell farën e përçarjes që do të rëndojë mbi brezat e ardhshëm.

Dhe kjo është një përgjegjësi historike që as Mickoski, e as kushdo tjetër, nuk mund ta shpërlajë me demagogji.

Ndërkohë, zëdhënësit e tij shqiptarë kanë kthyer kohën e turpshme të vasalitetit mes shqiptarëve.

Por me këtë, ata vetëm e kanë forcuar bindjen e çdo shqiptari se nderi dhe dinjiteti i kombit tonë nuk mund të shkelen nga nacionalistë të vonuar, kleptokratë të diskredituar, e aq më pak nga disa vasalë të kapur që janë kthyer në turpin e këtij populli.

BDI mbetet partia e dinjitetit, e bashkimit dhe e përparimit.

Nuk do të lejojmë që urrejtja të zëvendësojë shpresën, as që përçarja të marrë vendin e barazisë.

Shqiptarët kanë ditur t’i bëjnë ballë historisë me krenari ,  dhe do t’i bëjnë ballë edhe kësaj përpjekjeje të turpshme për përjashtim, përçmim dhe shtypje.

Zgjedhjet e ardhshme janë referendum , mes një Maqedonie të izoluar, të përçarë dhe të korruptuar nga njëra anë, dhe një Maqedonie evropiane, të barabartë dhe të bashkuar nga ana tjetër”, tha BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments