6.8 C
Tetovo
E hënë, 26 Maj, 2025
BallinaKurioziteteA e keni vërejt se rripat e sigurisë janë të ndryshëm për...

A e keni vërejt se rripat e sigurisë janë të ndryshëm për shoferët dhe pasagjerët?

  • Në të gjitha rripat e sigurimit, përveç atij të shoferit, ekziston një lak prej pëlhure që ndodhet relativisht afër kapëses.

Rripi i sigurimit i shoferit nuk ka lak, por një buton të vogël menjëherë poshtë kapëses. Arsyeja për vendosjen e këtij laku është siguria.

Laku prej pëlhure në rripat e sigurimit quhet lak për menaxhimin e energjisë. Ky element është projektuar të shqyhet nën stres të madh, domethënë ai mund të zbusë forcat që krijohen gjatë një përplasjeje dhe të ndihmojë në rritjen e sigurisë së pasagjerëve.

Kur laku shqyhet, ai zgjat rripin e sigurimit me disa centimetra, duke shpërndarë goditjen dhe duke parandaluar këputjen e rripit dhe dëmtimet e rënda.

Një funksion tjetër i këtij laku është që të parandalojë përplasjen e pakëndshme të kapëses me anën e brendshme të veturës kur ajo është në lëvizje dhe ulësja e pasagjerit është bosh.

Gjithashtu, ai e mban kapësen në një lartësi të përshtatshme për përdorim, duke penguar që ajo të rrëshqasë poshtë rripit dhe të përfundojë në dysheme. Rripi i sigurimit në anën e shoferit nuk ka lak, sepse pozicioni i shoferit është i optimizuar në lidhje me timonin dhe jastëkun e ajrit.

Po ashtu, rripi i shoferit duhet të jetë gjithmonë i lidhur gjatë lëvizjes së automjetit, kështu që nuk ka nevojë për material shtesë për të parandaluar përplasjen e kapëses me anën e veturës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments