10.2 C
Tetovo
E diel, 25 Maj, 2025
BallinaLajmeProkuroria ngriti ankesë duke kërkuar masën e paraburgimit efektiv për ish drejtorët...

Prokuroria ngriti ankesë duke kërkuar masën e paraburgimit efektiv për ish drejtorët e Onkologjisë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ushtruar ankesë kundër vendimit me të cilin Gjykata Themelore Penale në Shkup caktoi masën “arrest shtëpiak” për dy ish drejtorët e akuzuar në rastin “Onkologjia”.Nga Prokuroria kërkojnë paraburgim efektiv.“Prokurori publik është i pakënaqur me vendimin dhe kërkon nga Gjykata e Apelit ndryshimin e tij në masën e paraburgimit efektiv, sepse konsideron se masa më e butë nuk mund të garantojë mbarëvajtjen e procedurës penale. Duke pasur parasysh se dy aktakuzat e ngritura i ngarkojnë të pandehurit për shumë krime të rënda që parashikojnë dënime të larta burgimi, si dhe rrethana të tjera që tregojnë rrezik për arratisje, masa e arrestit shtëpiak nuk paraqet mbrojtje mjaft efektive”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup dje u caktoi masën “arrest shtëpiak” dy ish drejtorëve të Onkologjisë, Nino Vasev dhe drejtorit organizativ Nehat Nuhi.

“Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj dy personave, të dorëzuar në gjykatë së bashku me aktakuzë për lëndën e njohur në opinion si “Onkologjia”, pas seancës së mbajtur në prani të palëve, ka marrë vendime me të cilat ndaj të pandehurve N.V. dhe N.N. caktohet masa e arrestit shtëpiak, ndërsa mbetet në fuqi masa e përcaktuar paraprake e kujdesit – konfiskim i dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për lëshimin e dokumentit të ri, për shkak të ekzistimit të rrethanave nga neni. 165 fq. 1 p. 1 të Kodit të Procedurës Penale, pra rrezik ikje”, njoftoi Gjykata Penale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments