4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIkja e Gruevskit, skenar i VMRO-së dhe BDI-së?

Ikja e Gruevskit, skenar i VMRO-së dhe BDI-së?

Çfarë mund të fshihet pas dështimit për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovksi? LSDM-ja dyshon në skenar të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ndërsa kjo e fundit dyshon në tendencë për të njollosur kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi. Akuzat e socialdemokratëve bazohen edhe në sjelljen e BDI-së ndaj arrestimit të Sasho Mijallkovit gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese duke mos i kursyer dyshimet as edhe për skenarin e mundshëm mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, për ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga shteti. Për të mos mjaftuar me kaq, LSDM-ja pretendon se shpëtimi i Veljanovskit ka për qëllim shpëtimin e deputeti Ejup Alimi i cili ndiqet për keqpërdorime zgjedhore nga Prokuroria Speciale, ndërsa që në të ardhmen Gjykata mund të kërkoj heqjen e imunitetit edhe për të. Analistët vlerësojnë se pasojat e politikave të mos-ndëshkueshmerisë në këtë rast i faturohen kryesisht BDI-së, duke dyshuar për marrëveshje të fshehta me VMRO-në me qëllim përgatitjen e terrenit për koalicion qeveritar në të ardhmen.

Zhvillimet e fundit në Kuvend, përfshi edhe rastin  Lupço Dimovskit dhe Trajko Veljanovskit më së shumti shkojnë në dëm të BDI-së e cila pas fiaskos në zgjedhjet e fundit parlamentare, arriti disi të kthej besimin tek qytetarët, por që pas këtyre zhvillimeve me siguri që do i humb përsëri dhe pasojat do t’i ndjej në zgjedhje parlamentare. E gjithë kjo krijon bazë për marrëveshje të fshehta mes dy ish partnerëve të koalicionit”. – theksoi Marko Troshanovski, Analist

Troshanovski shton se tej zgjatja e procesit të akuzave dhe kundër-akuzave mes partnerëve të koalicionit i dobëson ata edhe më tepër në zbatimin e sundimit të ligjit.

Kjo sjellje edhe partnerëve të koalicionit i dëmton dyja palët dhe i bën të pafuqishëm për zbatimin e sundimit të ligjit dhe përgjegjësisë politike”. – u shpreh Marko Troshanovski, Analist

Prishja e raporteve mes partnerëve të koalicionit erdhi pas dështimit të Komisionit për Çështje të Mandatit, Rregullores dhe Imunitetit për t’i marrë imunitetin deputetit Veljanovski si i dyshuar për organizimin e dhunës në Kuvend. Shumica për të marrë vendimin për marrjen e imunitetit nuk u arrit për shkak të mungesës së deputetit të BDI-së, Agim Shaqiri, edhe pse BDI pretendon se i njëjti ka qenë në gjendje të rendë shëndetësore. Raporti i Komisionit u vu në rend dite edhe pa pasur konstatim, ndërsa Kuvendi u gjet në diskutim deri në mesnatë ku edhe pas tensionimit të situatës, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi mbylli seancën plenare duke lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e saj. Xhaferi thotë se seancën e ka mbyllur si pasojë e sjelljeve të deputeti Muhamed Zekiri, ndërsa LSDM-ja kërkon shpjegimin e kryeparlamentarit se pse nuk e vendosi kërkesën në votim pak minuta para mesnate.

Adrian Kerimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments