BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Ky zhvillim është pasojë direkte e shfuqizimit të Balancuesit, një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike. Në vend që të përmirësohet gjendja, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike. BDI rikujton se këto praktika përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit, duke minuar themelet e bashkëjetesës demokratike dhe të vlerave evropiane”.
Partia opozitare shqiptare akuzon edhe koalicionin VLEN. Sipas tyre, VLEN-in nuk e përfillë askush në Qeveri.
“Sa i përket të ashtuquajturave mbetje të VLEN-it në Qeveri, është më se e qartë se askush nuk i pyet, askush nuk u kërkon mendim për asnjë vendim institucional. Ata nuk kanë as ndikim, as autoritet. E vetmja gjë që bëjnë është ta arsyetojnë këto politika diskriminuese me heshtje dhe nënshtrim të turpshëm”
Nga partia e Ahmetit i bëjnë thirrje Qeverisë që të ndalojë siç thonë, me urgjencë këtë prirje të rrezikshme dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë dhe drejtësisë në institucionet shtetërore.