Në 24 orët e fundit, më së shumti shi, 6 litra në metër katror ka rënë në Shkup në vendin matës afër Petrovecit, pas çka pason Tetova me 4, Krusheva me 3, Kriva Pallanka dhe Shtipi me nga 2, ndërsa 1 litër në metër katror ka rënë në Ohër, Prilep, Berovë, Vinicë dhe Kumanovë, informon Drejtoria për punës hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende në pjesët perëndimore kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë prej 19 deri 26 gradë Celsius.