16.1 C
Tetovo
E diel, 18 Maj, 2025
BallinaLajmeSH.A.MEPSO / Për shkak të tranzitit të ulët dhe konsumit të energjisë...

SH.A.MEPSO / Për shkak të tranzitit të ulët dhe konsumit të energjisë elektrike erdhi deri te defekti i vogël në rrjetin 110 kilovatësh përçues

Në orët e hershme të mëngjesit ndodhi një defekt dhe ndërprerje e shkurtër e rrjetit të transmetimit 110 kV. Shkaku i kësaj ndërprerjeje ishin tensionet e larta në rrjetin 400 kV në të gjithë rajonin, të cilat ndikuan në sistemin tonë dhe shkaktuan ndërprerjen e shkurtër të transformatorëve energjetik 400/110 kV në trafostacionet, informojnë nga SHA MEPSO.

“Bëhet fjalë për një problem rajonal dhe evropian me të cilin përballen pothuajse të gjithë operatorët e sistemeve të transmetimit për shkak të tranzitit dhe konsumit të ulët të energjisë elektrike gjatë orëve të natës dhe fundjavave në këtë periudhë të vitit. Që nga momenti i ndërprerjes, ekipet e ShA MEPSO reaguan menjëherë dhe rreth një orë pas ndërprerjes, furnizimi me energji elektrike në vend u normalizua”, kumtoi SHA MEPSO.

Nga atje informojnë se ekipet e tyre vazhdojnë të punojnë për normalizimin e plotë të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik.

“Për më tepër, vlen të theksohet se në mënyrë sistematike, përmes realizimit të investimeve të reja në bashkëpunim të ngushtë me operatorët e sistemeve të transmetimit të vendeve fqinje, po kontribuohet në forcimin e stabilitetit të sistemit, i cili në të kaluarën ka qenë seriozisht i neglizhuar dhe jo i mirëmbajtur. SHA MEPSO vazhdon të monitorojë me kujdes situatën dhe po kryen koordinim me sistemet e transmetimit në rajon me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit dhe sigurinë e përdoruesve me furnizim me energji elektrike”, theksojnë nga SHA MEPSO.

Natën pjesa më e madhe e shtetit për një kohë të shkurtë mbeti pa energji elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments