Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në Maqedoni të Veriut. Familje të tëra përballen me sfida të shumta, si ajo e trendit të ikjes nga vendi po ashtu edhe çështja sociale dhe ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e familjes. Largimi jashtë vendit akoma vazhdon, ndërsa të rinjtë vazhdimisht thonë se të ardhmen e tyre e shohin jashtë, duke lënë shpesh prindërit vetëm.