14.9 C
Tetovo
E diel, 18 Maj, 2025
BallinaLajmeKush nuk është në pllaten spisok te Bilall Kasami ?Skandal/ Xhevat Xhemaili...

Kush nuk është në pllaten spisok te Bilall Kasami ?Skandal/ Xhevat Xhemaili paguhet 90 mijë denarë nga Bilall Kasami, por nuk jeton në Tetovë

Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës në dy mandate iritoi qytetarët me “pllaten spisok”të njohur vetëm nga kabineti i saj ,e cila e trashëgoi dhe e shtoi për një praktikën nga ish kryetarët e komunës së Tetovës dhe pastaj u mor si model ofendimesh nga Bilall Kasami i cili nuk u ndal së rreshturi duke e kritikuar në kampanjë …TASH E NJËJTA GJË PO NDODH ME BILALL KASAMIN…Një tjetër skandal trondit opinionin publik dhe rëndon akoma më shumë bilancin e keqmenaxhimit të Komunës së Tetovës nga kryetari aktual Bilall Kasami. Portali ynë ka siguruar të dhëna ekskluzive nga portali Open Finance që dëshmojnë se Xhevat Xhemaili, militant i përkushtuar i Lëvizjes Besa përfiton pagë mujore prej 90.000 denarë (rreth 1.500 euro) nga buxheti komunal, pa kryer asnjë punë konkrete për komunën e Tetovës.

Ironia bëhet edhe më madhe kur dihet se Xhevat Xhemaili nuk ndodhet fare në Maqedoninë e Veriut, por në një shtet evropian, ndërkohë që buxheti i Komunës përdoret për t’i mbuluar pagën si të ishte në marrëdhënie të rregullt pune.

Kjo formë e shpërdorimit të mjeteve publike, përmes të ashtuquajturave “kontrata në vepër”, të cilat në këtë rast nuk përfaqësojnë asnjë “vepër”, jo vetëm që është e pamoralshme, por ngre dyshime të forta për vepër penale, pasi bëhet fjalë për dëm të drejtpërdrejtë të buxhetit komunal dhe taksapaguesve tetovarë.

Duhet rikujtuar se Bilall Kasami, në fushatën e tij zgjedhore u zotua se do t’i japë fund praktikave të tilla, duke premtuar transparencë dhe punësim mbi bazë merite. Por sot, realiteti flet ndryshe, më shumë se 2 milionë euro nga buxheti i Komunës së Tetovës ndahen për militantë dhe logjistikë partiake të Lëvizjes Besa.
Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë formë të paturpshme të keqpërdorimit të parasë publike? Dhe më rëndësishmja, a do të veprojë prokuroria për të ndalur dhe sanksionuar këtë zhvatje të organizuar të buxhetit komunal?

https://gazetamax.mk/skandal-xhevat-xhemaili-paguhet-90-mije-denare-nga-bilall-kasami-por-nuk-jeton-ne-tetove/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments