Pasi deshtoi me Zijadin Selën e pastaj me Arben Taravarin, Albin Kurti tani “shthurjen morale në politikë” e lufton me policin Fetah Halimi.
Dhe jo çfaredo polici, por polic parlamenti, i cili “ishte detyruar t’i dorëzojë çelësin e derës kryesore të godinës së Parlamentit të ish IRJM një deputeti të VMRO-së që hapi dyert turmave të dhunshme” të cilët rrahën për vdekje Zijadin Selën. Dhe kur qeveria në duart e LSDM e dënoi me 7 vite burg, Fetah Halimi ankohej se ishte i pafajshëm.
Por tani që qeveria është në duart e koalicionit VMRO-LVV, Fetah Halimi nuk ndjehet më i pafajshëm, por hero i VMRO dhe LVV.
Përveç Fetah Halimit, Albini, shthurjen morale në politike e lufton edhe me Arben Fetain, një qenie amorfe politike e qullët, pa trajtë dhe pa formë, që përshtatet mirë në qeverinë antishqiptare të VMRO-së, dhe pengon “shthurjen morale në politikë”.
E garancinë më të madhe në luftontën kundër shthurjes morale të shqiptarëve në ish IRJM, Albini dhe ushtari i tij besnik Qoku, kanë hallall partitë erdoganiste të Bilall Kasamit, Afrim Gashit dhe Izet Mexhitit me të cilët Albini nuk prishet kurrë!?
