7.3 C
Tetovo
E shtunë, 17 Maj, 2025
BallinaLajmeSpitali Modular/dr Fatmir Besimi: S’e kam nënshkruar dokumentin për pranimin e objektit!...

Spitali Modular/dr Fatmir Besimi: S’e kam nënshkruar dokumentin për pranimin e objektit! (VIDEO)

Gjykata e Tetovës shpalli fajtor dhe i dënoi me nga 1 vit e gjysmë burg Florin Besimin dhe Artan Etemin për rastin e djegies së spitalit Modular në Tetovë. Akuza që rëndon mbi ta është vepër e rëndë kundër sigurisë publike, për mosvendosjen e aparateve kundërzjarrit. Përveç dy drejtorëve të spitalit, fajtor u shpall edhe vet Spitali Klinik i Tetovës si person juridik, duke u dënuar me një milion denarë.

Gjatë leximit të aktgjykimit, gjykatësi Rexhep Musa, theksoi se për veprën në fjalë parashihet dënim prej 1 deri në 5 vite burg, por sqaroi se janë marrë parasysh rrethanat rënduese dhe lehtësuese për të akuzuarit.

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi tha se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi në shkallët e tjera gjyqësore, sepse sipas tij, ky gjykim u kthye në një gjykim faji ndaj atyre që nuk kanë pas as fuqinë e as përgjegjësinë për këtë tragjedi.

“Mua më akuzuan për mungesë të aparateve kundër zjarrit, e në fakt unë në thelb isha edhe kundër objektit dhe kam refuzuar ta pranoj objektin, ja dokumenti që nuk jam i nënshkruar. Këtë e di edhe prokuroria dhe të gjithë, edhe nëpër mbledhje e kam cekur edhe ekziston dokumenti por nuk u mor parasysh. Edhe pse dëshmitarët e vërtetuan se ka pasur aparate. Kjo nuk është drejtësi kjo është shmangie nga e vërteta. Unë nuk kërkoj mëshirë por drejtësi për viktimat dhe veten. Kërkoj të zbulohet e vërteta”, theksoi Florin Besimi, i akuzuari i parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments