10.8 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeNënkryetari i ASH-Taravari, Nazim Taipi: Kontributi i Mexhitit në Korridorin 8...

Nënkryetari i ASH-Taravari, Nazim Taipi: Kontributi i Mexhitit në Korridorin 8 është zero, dhe trefishi i shumëzuar me zero është baras me zero

Nënkryetari i ASH-Taravari, Nazim Taipi i është kundërpërgjigjur Izet Mexhitit, i cili sot tha se Taipi duhet të tregojë se çfarë ka bërë si zv/drejtor i Rrugëve Shtetërore, pasi paraprakisht ky i fundit ngriti shqetësime për mos-realizim dhe vonesa të disa projekteve infrastrukturore.

“Izet Mexhiti nuk duhet të më përgjigjet mua, por popullit! Atij nuk i ngjan si zv. Kryeministër t’i shtrembëroj deklarimet e mija respektivisht faktet të cilat unë kam paraqitur në media. Sa i përket asaj se kush çfarë kontributi ka dhënë, kam këtë përgjigje për të: Kontributi i tij në korridorin 8 është Zero.

Dhe trefishi i tij i shumëzuar me zero është baraz me Asgje (zero)!”, theksoi Taipi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments