Qeveria ka kryeministër, ndërsa sipas gjitha gjasave ka edhe ekip negociator. Ajo është puna e tyre, ata do të tregojnë si do të jetë, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ndoshta ajo do të bëhet ministre e Shëndetësisë, pas largimit të Taravarit nga qeveria, me atë që VLEN-it t’i jepet Ministria e Arsimit.
Në pyetjen a do të pranojë nëse i propozojnë një pozitë të tillë, Janevska tha se është herët të mendohet për një gjë të tillë. “Është shumë herët të mendohet për një gjë të tillë, do të tregojnë ata që janë përgjegjës, kur do të vijë ai moment, atëherë do të bisedojmë”, theksoi Janevska.
Ajo deklaratën e Bilall Kasamit se ka mundësi që sektorin shëndetësi ta marrë VMRO-DPMNE-ja e ka dëgjuar nga mediat.“Si ministre e Arsimit kam aq shumë punë të punoj sa me të vërtetë nuk mendoj, as jam e përfshirë në ato bisedime dhe përsëri do të them, ka person përgjegjës i cili do të tregojë si duhet të jetë”, nënvizoi ministrja.