11.2 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeBE: Shqipëria ndër vendet e para që pritet të anëtarësohet

BE: Shqipëria ndër vendet e para që pritet të anëtarësohet

Ministrat e jashtëm të BE-së të mbledhur në Varshavë kanë ofruar mbështetjen e tyre për integrimin e shpejtë të shteteve ballkanike.

Sipas komisioneres për zgjerimin Marta Kos, Mali i Zi dhe Shqipëria do të jenë shtetet e para nga rajoni që pritet të antarësohen brenda mandatit të komisionit aktual evropian në vitin 2029.Shqipëria u përfaqësua në këtë mbledhje nga Ministri për Evropen dhe Punet e Jashtme, Igli Hasani. Ai theksoi se zgjerimi i BE-së duhet të jetë një prioritet kryesor, pasi garanton të ardhmen e përbashkët të kësaj organizate.Mbështetje për integrimin ka dhënë edhe shefi i diplomacisë greke Georgios Gerapetritis.“Ne diskutuam çështjen e zgjerimit të BE-së nështetet e Ballkanit Perëndimor. Greqia ka qenë gjithmonë një forcë shtytëse e përshpejtimit të integrimit të këtij rajoni në familjen evropiane. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë proces. Është e rëndësishme të sqarohet se disa nga parimet e BE-së mbeten të panegociueshme për ne, siç janë angazhimi i tyre ndaj së Drejtës Ndërkombëtare, ndaj Sundimit të Ligjit dhe respektimit të parimeve të Demokracisë”, thotë ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments