Një incident i armatosur ka ndodhur në qendër të Shtipit ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. E gjithë drama u zhvillua para dëshmitarëve okularë, në një kafene-bar në shesh të Shtipit.Vendi i ngjarjes tashmë është mbyllur, policia është aty dhe i plagosuri është transportuar me ambulancë në spital“Sonte rreth orës 21.30 në SPB Shtip është raportuar se është qëlluar me pistoletë në një objekt hotelierie në sheshin e qytetit në Shtip, duke mbetur i plagosur një person. I plagosuri është transportuar në një spital në Shtip. Po merren masa për të gjetur personin që qëlloi dhe për të zbardhur rastin”, tha MPB.
Të shtëna me armë në Shtip, një person i plagosur rëndë
RELATED ARTICLES