13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Maj, 2025
BallinaLajmeBota“Zhvendosje masive e popullsisë”, ministri izraelit: Gaza do shkatërrohet plotësisht

“Zhvendosje masive e popullsisë”, ministri izraelit: Gaza do shkatërrohet plotësisht

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i njohur për qëndrimet e tij të ekstremit të djathtë, ka deklaruar se Rripi i Gazës duhet të “shkatërrohet plotësisht” dhe banorët e tij “të largohen në numër të madh në vende të treta” pas përfundimit të luftës. Këto deklarata janë përkufizuar gjerësisht si thirrje për spastrim etnik.

Komentet e tij vijnë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit miratoi planet për një ofensivë të zgjeruar në Gaza, e cila përfshin mundësinë e zhvendosjes së dhunshme të shumicës së popullsisë palestineze dhe pushtimin e zgjatur të territorit.

Grupi militant palestinez Hamas reagoi menjëherë, duke deklaruar se në këto rrethana nuk ka kuptim të vazhdojnë bisedimet për një armëpushim të përkohshëm. Hamasi gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë për t’i dhënë fund asaj që e cilësoi si “lufta e urisë” e Izraelit ndaj Gazës, në referencë ndaj bllokadës totale të shpërndarjes së ndihmave.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i Hamasit la të kuptohet se grupi do të ishte i gatshëm të pranojë një marrëveshje armëpushimi për një periudhë prej pesë deri në shtatë vjet, nëse plotësohen kushte të caktuara dhe të rrepta.

Ndërkohë, raportime të reja sugjerojnë se Izraeli po planifikon të marrë kontrollin e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Gaza përmes përdorimit të kontraktorëve privatë amerikanë të sigurisë. Kjo konsiderohet si një parakusht për heqjen e bllokadës dy-mujore mbi ndihmën humanitare.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar këtë propozim, duke paralajmëruar se ndryshimet e planifikuara nga Izraeli do të kufizojnë edhe më tej rrjedhën e ndihmave për popullsinë e rrezikuar të Gazës.

Në zhvillime të tjera rajonale, ushtria izraelite njoftoi se ka goditur aeroportin kryesor të Jemenit të martën, një ditë pas sulmeve ajrore në portin e Hodeidah, në përgjigje të një rakete të lëshuar nga rebelët Huthi, e cila ra pranë një baze ajrore të rëndësishme në Izrael.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments