Kili lëshoi një paralajmërim për cunami dhe u kërkoi njerëzve që të evakuohen nga zonat bregdetare pas një tërmeti të fuqishëm në jug të vendit.
Vendimi u mor pas një tërmeti me magnitudë 7.4 që ra 219 kilometra larg qytetit të Uishuaia-s, në një zonë detare, të premten. Pavarësisht largësisë së tërmetit, dridhjet u ndjenë në qytet ndërkohë që u regjistruan edhe pasgoditje.Deri më tani, raportohet se mbi 1700 persona u evakuuan në terrene më të larta në rajonin Magallanes. Ndërkohë në Puerto Williams dhe Puerto Natales, janë evakuuar respektivisht 1000 dhe 500 persona.Agjencia e Kilit për Katastrofat u bëri thirrje banorëve që të veprojnë me qetësi dhe të ndjekin instruksionet e autoriteteve. Sa i përket tërmetit, deri më tani nuk raportohet për dëmtime materiale apo njerëz të lënduar./tvklan.al