17 C
Tetovo
E shtunë, 3 Maj, 2025
BallinaLajme“O turneu në shesh, o unë në burg” – përplasje mes “Shkëndija...

“O turneu në shesh, o unë në burg” – përplasje mes “Shkëndija Boks” dhe Komunës së Tetovës

Klubit “Shkëndija boks” i është refuzuar kërkesa që ndeshja e kampionëve të mbahet në sheshin “Iliria” të Tetovës. Organizatori Halim Abazi thotë se ngjarja ka shumë spektatorë dhe s’mund të bëhet në vend tjetër përveç sheshit. I bën apel kryetarit të komunës ta rishqyrtojë kërkesën.

“Tash unë nuk e shoh të arsyeshme pse ma refuzojnë kur turneu “Nata e kampionëve” është një nga organizimet më të mëdha që Tetova i ka edhe çdoherë ka pas mbi 3 mijë apo 4 mijë shikues dhe sikur të kishim një sallë një i nxë tre-katër mijë shikues e kisha bërë në sallë, po ne kemi do salla të vogla që as 500 vetë nuk futen brenda, dua nga kryetari i komunës të dëgjoj mendimin e tij dhe të bëjë një vendim ndryshe”, deklaroi Halim Abazi, organizator.Nga Komuna e Tetovës thonë se nga 16 korriku deri më 4 gusht sheshi është i zënë me “Verën tetovare”, ndërsa bëjnë thirrje që klubet apo shoqata të shfrytëzojnë ndonjë nga sallat e shkollave të mesme.

“Kemi edhe disa kërkesa për të shfrytëzuar shishin nga klube të ndryshme por të gjitha janë refuzuar me të vetmin qëllim. Gjatë kësaj periudhe deri sa organizohet “Vera tetovarë” ne u bëjmë thirrje që të shfrytëzojnë ndonjërën nga sallat e shkollave të mesme për aktivitete e tyre”, tha Albion Alili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.Po organizatori i “Natës së kampionëve” këmbëngulë, o në shesh, o le ta çojnë në burg!

“Bilall Kasami ka dy variante, ja le ta fusë aktivitetin tim tek vera kulturore, ja le të vijë edhe të më arrestoje mua, se unë aktivitetin tim nuk do e ndal, se më 26 korrik aktiviteti im do jetë drejtpërdrejtë tek Televizioni i Kosovës, drejtpërdrejtë në një televizion në Maqedoni dhe drejtpërdrejtë në një televizion në Gjermani, le ta shohin dhe gjithë të tjetër ja do të realizohet, ja organizatori do të burgoset”, tha Halim Abazi, organizator.“Nata e kampioneve” organizohet që nga viti 2016. Deri më tani janë organizuar 12 turne, nga të cilët tre kanë qenë në kuadër të Verës kulturore tetovare, ndërsa nëntë herë ka qenë organizim i veçantë. Në këtë turne, përpos garuesve nga vendi, marrin pjesë edhe garues nga Ballkani por edhe bota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments