12.9 C
Tetovo
E premte, 2 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaPas rrjedhjes së bisedave sekrete,këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve,Mike Waltz ,...

Pas rrjedhjes së bisedave sekrete,këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve,Mike Waltz , raportohet se ka dhënë dorëheqjen.

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë i SHBA-ve, Mike Waltz, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij, sipas raporteve nga mediat ndërkombëtare.

Po ashtu, zv/këshilltari i tij, Alex Wong, do të largohet nga posti i tij, thonë këto raporte.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të japë komentime lidhur me burimet anonime.

Ky zhvillim ndodh disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë grupi ku zyrtarë të lartë kishin planifikuar sulme ushtarake në Jemen, në praninë e një gazetari që ishte shtuar aksidentalisht në bisedë.

Ky është largimi i parë i një anëtari të rëndësishëm të administratës gjatë mandatit të dytë të Trump-it

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments