Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët nga Shqipëria që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë.
Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete.
Duke filluar nga data 1 maj, do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, pra qytetarët nuk do të përballen më me kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi kishte pushuar së funksionuari, ndërsa rikthehet sërish pas një periudhe dymujore.